“Gratë e Tiranës”, ekspozitë për artin dhe solidaritetin në Piramidën e Tiranës
Ekspozita “Gratë e Tiranës”, nismë e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake të Tiranës do të hapet më 5 qershor tek Piramida në Tiranë.
Ekspozita “Gratë e Tiranës”, nismë e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake të Tiranës do të hapet më 5 qershor tek Piramida në Tiranë.
Kjo ekspozitë synon të mbështesë gratë artiste të qytetit, të cilat deri tani nuk kanë pasur mundësinë të ekspozojnë pikturat e tyre për publikun.
Pjesëmarrëset janë nga mosha 12-vjeçare e deri pensioniste, vijnë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe kanë profesione nga më të larmishmet.
Qëllimi i ekspozitës është që këto gra pjesëmarrëse, nëpërmjet punëve të tyre dhe rrjetit artistik që po krijojnë, të mbështesin gra të tjera në nevojë në qytet.
Ekspozita ka pasur shumë interes nga publiku në rrjetet sociale. Ajo synon të sjellë në vëmendje të publikut lidhjen e punimeve fizike të autorëve me mbështetjen e tyre online dhe është e para ekspozitë, që po synon të ketë një kënd të veçantë për pikturën digjitale, si një drejtim i artit pamor që nuk ka pasur vëmendjen e duhur.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 8 qershor.