“Dikotomi”, shpërthimi i Butkës

Estetika, vizioni i Ilirit është një lumë i pandërprerë.


Nga Viktor Ferraj

Shpërthim dhe sbrazëti, si dy format rrënjësore të natyrës, si dy shprehje natyrale të artit, vështrim brenda mjegullës, rikrijim i formave, loja me iluzionin e materies.

Gjithçka në veprën e Ilir Butkës të shpie drejt të panjohurës. Nuk ka një enigmë në vëprën e tij por ka një lojë me vetë enigmën.

Shpërthimi i kësaj nebuloze shpërndahet kudo në vëprët e tij aq sa njëra duket si vazhdimësi e tjetrës dhe të gjitha bashkë, një kuadër i madh i vetëm, bashkë me mjegullën vjen shpërbërja, zbrazëtia që nuk shfaqet si kufi i imagjinatës por si urë drejt një universi viziv të panjohur dhe të pa kufi.

Duket sikur kufijtë e telajove nuk arrijnë dot ta ndrydhin këtë shpërthim por si me magji ajo çahet, shpërbëhet dhe nën të shfaqen struktura, lëvizje të tensionuara si një materie ekzotike që shfaqet në qiellin e mëndjes dhe sfidon arsyen, ligjet, harmoninë e natyrës.

Estetika, vizioni i Ilirit është një lumë i pandërprerë, fryrja e të cilit sjell me vete objekte të pa formë, por nga gjithë kjo paformësi, protagonist bëhët lëvizja. 

“K’cimi i Tropojës” frymëzon piktorin Gazmend Freitag

Vallja e famshme shqiptare e Tropojës u pranua si vlerë unike dhe origjinale në UNESCO. Modele Emine Çunmulaj

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.