Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”
“Piktura” u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.
Teksa kuqezinjtë janë gati për takimin kundër Italisë, ndeshje e cila do të luhet sonte në mbrëmje në Dortmund, nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë kanë jetësuar pikturën “Kur nuk shkojnë në stadium” nga Guri Madhi realizuar në vitin 1986.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pikturën, e cila është bërë pjesë e ekspozitës së futbollit dhe të artit në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund.
Piktura u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.
Ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit. Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të.
Sytë, mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve janë tashmë në Dortmund, aty ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian, kompeticioni më madhor futbollistik në kontinent.