Agim Faja, piktori simbol i “Abetares”

Ilustrator i shkëlqyer ,”Piktor i Merituar” (1987) “Pishtar i Demokracisë” (1996) dhe “Qytetar Nderi” i Shijakut (1999)


Nga Dash Frashëri

Ilustruesi i “Abetares”, librit të parë të fëmijëve shqiptarë për më shumë se 15 vjet.

Ilustruesi i “Tregimet e moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit, një nga librat që vazhdon të ndezë imagjinatën e fëmijëve shqiptarë me legjendat e Mujit e Halilit, me zanat dhe me orët e malit.

Ky është Agim Faja!

Piktori shijakas, i cili në 55 vjet karrierë artistike ka hapur 11 ekspozita personale.

“Piktor i merituar”, artist jo vetëm i Shijakut dhe Durrësit, por me vlera Kombëtare.

Punimet e tij janë ekspozuar në Egjipt, Kinë, Algjeri, Turqi, Rumani, Kosovë, Francë, Itali e Gjermani, dhe një pjesë kanë mbetur atje në koleksionet private apo shtetërore.

 

Emri i artistit është i lidhur shumë ngushtë me Shijakun, qytetin ku lindi dhe dhe ku punoi gjithë jetën.

Agimi do të mbahet mend gjatë edhe për kontributin në hartimin e historisë së Shijakut, një vepër në 5 vëllime.

Shijaku i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” piktorit të shquar Agim Faja.

Në vitin 1987 i akordohet titulli “Piktor i Merituar”, kurse në vitin 1996 presidenti i asaj kohe Sali Berisha i jep titullin “Pishtar i Demokracisë” dhe më 1999 shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit Shijak.

U nda nga jeta më 27 qershor 2017, në Shijak, në moshën 78-vjeçare.

***

Agim Faja u lind më 14 mars 1939, në Eminas të vogël, djali i dytë i pesë djemve të familjes së mësuesit Hamdi Faja (“Mësues i Merituar”).

Vasil Toli (i diplomuar për pikturë në Rumani) i dha mësimet e para për pikturë në kursin e vizatimit në shkollën e mesme pedagogjike në Elbasan, duke e motivuar dhe nxitur që të vazhdonte studimet për pikturë.


Vasil Toli (1916-2002)

Më pas vazhdon Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku përfundon studimet në vitin 1958. Ai studioi në klasën e pedagogëve Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Kristina (Koljaka) Hoshi dhe Kel Kodheli.


Pedagogët Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Kristina (Koljaka) Hoshi dhe Kel Kodheli

Në vitin 1960 ndjek studimet në Institutin e Lartë të Arteve, i sapo hapur në atë kohë. Atje merr mësime nga pedagogët Vilson Kilica dhe Guri Madhi.


Pedagogët Vilson Kilica dhe Guri Madhi

Artisti Agim Faja ishte një nga studentët e grupit të parë që mbaruan Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë (1960-1964), sot Universiteti i Arteve. Diploma  e tij titullohej “Ndërtuesit e lumturisë” (temë nga ndërtimi) dhe e mbrojti më 24.06.1964 dhe udhëheqës i diplomës ishin Vilson Kilica dhe oponent Niko Progri

Pas studimeve kthehet në vendlindje dhe punon si mësues vizatimi në shkollat e Shijakut deri në vitin 1970, kur doli në profesion të lirë si piktor.

Edhe piktori Agim Faja ka vizatuar nudo.

Gjithashtu, edhe grafika nga jeta e përditshme.

Më 1967, piktori Agim Faja bëhet Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (pa u bërë kandidat).


Selia e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Tiranë

Nga viti 1970 deri në vitin 1974, emërohet Kryetar i Degës së Arteve Figurative të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe më tej anëtar i Kryesisë së saj si dhe anëtar i Komitetit Drejtues të këtij institucioni.

Agim Faja është ilustruesi i “Abetares” (1971-1992), pas atyre që kishin bërë Abdurrahim Buza dhe Qamil Guranjaku pas vitit 1945.

Në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve – Tiranë, nga krijimtaria e artistit ruhen njëzet e katër tituj punimesh të viteve 1965 -1982.

 

Gjithashtu punime të artistit ndodhen në Galerinë e Arteve të Durrësit, si dhe në institucione të ndryshme shtetërore e koleksione private.


Agim Faja dhe Artur Llana, në studion e piktorit Faja

Agim Faja ishte mjeshtër i ilustrimeve të librave për fëmijë, por dhe autor:  “Mëso të vizatosh”, vëllim me vizatime për fëmijët e kopshteve;  “Aventurat e lepurushit”, vëllim me tregime të ilustruara për fëmijë; “Altini dhe Blerina”, vëllim me tregime të ilustruara për fëmijë dhe  “E vogla Ani dhe Tritani.”

Duke filluar nga mosha 15 vjeçare botoi më 1954 poezinë e parë kushtuar ardheut (“Të dua atdhe”) , ka botuar 145 poezi në median e shkruar të kohës.

Agim Faja ka qënë piktori ilustrator i revistës për fëmijë “Fatosi” që në botimin e numrit të parë të saj (1959) deri në vtin 1974. Ai ka ilustruar mbi njëqind tituj botimesh të ndryshme kryesisht për fëmijë ndërmjet të cilave “Abetaren”, “Aritmetikën” dhe “Këndimin” (1971).

Artisti Agim Faja ka qënë vlerësuar me çmime artistikë për krijimtarinë e tij në ekspozita dhe konkurse të ndryshëm duke filluar nga viti 1965.

Organizator dhe njeri i përkushtuar ndaj arteve Faja, ndikoi dukshëm me personalitetin e tij në krijimin e figurës së artistit, në atmosferën artistike të qytetit të vogël – Shijakut, ku jetonte, por gjithashtu edhe në qytetin e Durrësit.

Djemtë e tij, Ergys dhe Ardit Faja, gjithashtu janë piktorë.


Agim Faja dhe Ardit Faja


Piktura nga Ardit Faja


Piktura nga Ergys Faja


Biografia – Agim Faja 
(Përgatitur nga studiuesi Ylli Drishti)

14.03.1939 Lindi në Shijak (Eminas i Vogël), në familjen e mësuesit Hamdi dhe shtëpijakes Bejte (Gjoshi) dhe ishte djali i dytë i pesë djemve të familje Faja.
1946-1952 Kreu shkollën fillore në vendlindje.
1952-1953 Kreu vitin e parë në shkollën pedagogjike “10 Korriku” (sot “Luigj Gurakuqi”), Elbasan, nën drejtimin e pedagogut të vizatimit Vasil Toli si dhe frekuentoi kursin e vizatimit në Pallatim e Kulturës, por i ndërpreu studimet për arsye shëndetësore.
1954 -1958 Kryen studimet e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, dy vitet e para në degën e dekoracionit dhe dy vitet e tjera në degën e pikturës. Pedagogët  gjatë viteve të studimit në Lice kanë qenë Sadik Kaceli (pikturë), Abdurrahim Buza (pllakat, tekstil dhe skenografi), Kel Kodheli (vizatim, viti i katërt), Kristina Koljaka (vizatim në vitin e parë dhe të dytë) , Androniqi Antoniu, Janaq Paço (plastikë) dhe Arqile Papadhimitri (perspektivë). Gjatë viteve në Liceun artistik ka qënë bashkënxënës me Naxhi Bakallin, Agim Zajmin, Pandi Melen, Fatbardha Shkupin,  Skënder Milorin dhe Petrit Rakipin.
1958-1960 Ishte mësues vizatimi dhe gjeografie në shkollën 8 vjeçare në Shijak dhe Maminas.

1960-1964 Më janar të vitit 1960 filloi studimet e larta në Institutin e Arteve, Tiranë. Diploma titullohej “Ndërtuesit e lumturisë” (temë nga ndërtimi, 214 x 115 cm) dhe e mbrojti më 24.06.1964 dhe udhëheqës i diplomës ishin Vilson Kilica dhe oponent Niko Progri. Studjoi nën drejtimin e pedagogëve Vilson Kilica (në lëndën e vizatimit  në të tëra vitet)  dhe Guri Madhi.
1967 Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
1970 Piktor në profesion të lirë. Artisti ka realizuar mbi 400 punime në teknika dhe gjini të ndryshme.
1970-1974 Kryetar i Degës së Arteve figurative të LSHASH dhe më tej anëtar i Kryesisë së saj si dhe anëtar i Komitetit Drejtues të LSHASH
Ekspozita vetjake 1968-1969 
Ekspozitë me 54 punime në teknika të ndryshme. U çel në Shijak në 15.10.1968 në kuadrin e festimit të ‘60 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës. Kjo ekspozitë u çel në qytetin e Durrësit më 05.11.1968 e u shoqërua me një fletëpalosje të thjeshtë me listën e punimeve, në Kavajë në 06.12.1968,  në Tiranë në 18.01.1968 dhe në Shkodër në 23.02.1969.
1972 Ekspozitë me 37 punime me titull “Në minierë” (peizazhe dhe portrete) në teknika të ndryshme sëbashku me ciklin grafik “Minatorët” (me 10 fletë grafike). Kjo ekspozitë u çel në Minierën e Manzës, 1972 dhe në Durrës, 1972.
1981 Ekspozitë me 73 punime me titull “Peizazhe të vendlindjes”, (kryesisht peizazhe) në teknika të ndryshme. Kjo ekspozitë u çel në qytetin e Shijakut në 1981, në  Durrës në 1981, në Tiranë, 1981. Ekspozita u shoqërua me një Fletëpalosje  të thjeshtë bardh e zi, ku evidentohej lista e punimeve.
1983 Ekspozitë vetjake “Peizazhet e vendlindjes” GKA, Tiranë
1988 Ekspozitë vetjake
Ekspozita e përbashkët me piktorin Foto Stamo
1982-1984 Ekspozitë me 119 (njëqindenëntëmbëdhjetë) punime me titull “Midis minatorëve”, piktori Faja ekspozoi 70 (shtatëdhjetë) punime në vaj dhe teknika të ndryshme. Kjo ekspozitë u çel në Korpusin industrial të Gurit të Kuq, Pogradec 1982, në Pallatin e Kulturës, Tiranë 1983,në Durrës 1984 dhe Shijak 1984. U shoqërua me një fletëpalosje të thjeshtë me listën e punimeve.
Pjesëmarrje në Ekspozita Kolektive të ndryshme1966
 Ekspozoi për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar Kongresit të 6 (gjashtë) të 25 vjetorit të themelimit të PPSH,  tablonë “Verë e vitit 1965” (lufta kundër thatësirës) 300 x 100 cm
1970 Ekspozita Kombëtare e Piktorëve dhe Skulptorëve të Rinj “Rinia në punë dhe në jetë “, Tiranë, me veprat “ Bijtë e Partisë”, “ Pas Punës”
1971 Ekspozita Portreti i Klasës Punëtore në Artet Figurative, vepra “ Në Minieren e Manzës“
1973 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative “30 Vjet Ushtri Popullore”  kushtuar 30 vjetorit të Ushtrisë Popullore me veprat “Heronjte e Vigut”
1974 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 30 Vjetorit të Çlirimit te Atdheut , Tiranë, veprat  “ Në Emër të jetës”,  “Cikël Ilustrimesh – “Krevati i Perandorit” , “Ilustime për fëmijë”
1975 Ekspozita e Arteve Figurative dhe e Fotografisë kushtuar 30 Vjetorit të FLD, Tiranë, vepra “Për nder të Flamurit”
1976 Ekspozita e 35 Vjetorit të PPSH, Vepra “ Ne jemi pranvera që solli partia”, “ Gjithmonë pranë i kemi”
1977 Ekspozita Kombëtare e Bujqësisë , Tiranë, 3 vepra  Triptikë “Lufta për bukën, luftë për socializëm”
1978 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 Vjetorit të Ushtrisë Popullore
1978 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 100  Vjetorit  të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të PPSH në Tiranë,veprat   “Shqipëri o mëma ime” dhe “ Vëllezërit pishtarë”
1978 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative me temë Fshatin, vepra triptike “Lufta për bukën luftë për socializëm”
1979 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 35 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut në Tiranë, Veprat “ Viti 1914 (rebelët)” , “Mbrëmje në bregdet”
1981 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 40 Vjetorit  të themelimit të Partisë,  Vepra me Ilustrime te poemës “ Ashtu Myzeqe“  të Aleks Cacit
1984 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative kushtuar 40 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut , Tiranë, Vepra  “Zgjedhjet e para”
1986 Ekspozita Kombëtare e Arteve Figurative për nder të 45 vjetorit të Themelimit të PPSH, Vepra “ Përurimi i  kanalit të Jubës”
Botime të autorit
1963 “Mëso të vizatosh”, vëllim me vizatime për fëmijët e kopshteve
1966 “Aventurat e lepurushit”, vëllim me tregime të ilustruara për fëmijë
1971 “Altini dhe Blerina”, vëllim me tregime të ilustruara për fëmijë
1979 “E vogla Ani dhe Tritani”, vëllim me tregime të ilustruara për fëmijë
Ka botuar 98 shkrime mbi artin figurativ dhe problematikat  e tij në revistën “Nëntori”, gazetën “Drita”, “Mësuesi”, “Zëri i Rinisë”, “Adriatiku” etj. si dhe shkrime me karakter historik të zonës së Shijakut. Ka realizuar mbi 100 biseda në takime të ndryshme me nxënës, studentë e artdashës të ndryshëm. Duke filluar nga mosha 15 vjeçare botoi më 1954 poezinë e parë kushtuar ardheut (“Të dua atdhe”) , ka botuar 145 poezi në median e shkruar të kohës.
Vepra të autorit në Galeri dhe institucione të tjera
Në qytetin e Durrësit
“Besnik i idealit”, 1964, kompozim, vaj, GA, Durrës
“Biri i Partisë”, 1967, triptik, tush, Klubi i Portit Detar, Durrës.
“Portret i Skënderbeut”, 1967, vaj, GA, Durrës
“Trim mbi trimat ai Gjergj o Kastrioti”, triptik vizatim, sepia, GA, Durrës
Në qytetin e Tiranës
“Kushtrimi i lirisë”, 1967, vaj, Pallati i Brigadave, Tiranë
“Peizazh”, 1965, akuarel, Pallati i Kulturës , Tiranë
“Para fluturimit” 1968, vaj, kompozim, Shtëpia Qëndrore e UP,Tiranë
“Avionët në remont”, 1968, vaj, Shtëpia Qëndrore e UP, Tiranë
Vepra të autorit në GKA, Tiranë
1.- “Verë e vitit 1965”, 300 x 115 cm, vaj mbi kanavacë,   ekspozuar në Ekspozitën Kombëtare të 25 vjetorit të themelimit të PPSH,
2.- “Kur vjen pranvera”, 1965, akuarel & pastel mbi letër, 35 x 52 cm
3.-“Në fushë”, 1965, akuarel & pastel mbi letër, 31 x 51 cm
4.- “Mbrëmje” 1965, akuarel & vaj mbi letër, 44 x 54 cm
5.-“Mëngjes fshatarak”, 1969, grafikë në linoleum, letër, 35 x 69 cm
6.- “Pranverë”, 1966, akuarel në letër, 35 x 52 cm
7.- “Arra e korrur”, 1965, akuarel në letër, 21 x 30 cm
8.- “Peizazh” 1965, akuarel në letër, 23 x 46 cm
9.- “Miniera e Manzës”, 1970 -1971, vaj mbi kanavacë, 50.5 x 71 cm
10.-“Krevati i Perandorit”, 1974 (cikël me 5 punime) secili me dimensione 20 x 30 cm
11.-“Fëmijët”, 1976, vaj mbi beze (ekspozita e aviaconit), 51 x 89 cm
12.-“Gjithmonë pranë i kemi”, 1976, vaj mbi beze (ekspozita e 35 vjetorit të PPSH), 81 x 81 cm
13.-“Lufta për bukën-Luftë për socializmin (triptik), 1977, vaj mbi beze, 39.5  x 79 cm
14.-“Poezi për qytetin tim”,1973, akuarel, karton, 34 x 48 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
15.-“Të korrura të begatëshme”, 1973, akuarel, karton,  45 x 60 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
16.-“Mëngjes dimëror”, 1975, akuarel, karton,  35 x 41 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
17.-“Tufa e kooperativës”, 1973,  akuarel, karton, 50 x 70 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
18.-“Degë dhe gjethe”, 1973, akuarel, karton, 48 x 50 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
19.- “Mëngjes dimri”, 1973, akuarel, karton, 48 x 34 cm, ekspozuar në ekspozitën vetjake të autorit të vitit 1981
20.- “Në Tremozh”, grafikë në linoleum, letër, 22 x 15.5 cm
21.- “Në ballin e avancimit”, grafikë në linoleum, letër, 22 x 15.5 cm
22.- “Vagonisti”, grafikë në linoleum, letër, 22 x 15.5 cm
23.- “Miniera e hekur nikelit, Çervenakë”, 1982, tempera mbi letër, 35 x 48 cm
24.- “Rrugë pyjore” , 1982, tempera mbi karton, 56 x 45 cm
Vlerësime dhe tituj nderi
01.01.1970 Dekorohet me “Urdhërin Naim Frashëri” të klasit të III (Dekreti nr. 46 39 i Presidiumit të Kuvendit Popullor i RSH)
1968 Vlerësohet me Çmimin e parë, për punimin “Remonti i avionëve”, në Konkursin letrar & artistik me rastin e 25 vjetorit të krijimit të Ushtrisë Shqiptare.
1969 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për punimin “Drita e Partisë-elektrifikimi”, në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të atdheut.
1969 Vlerësohet me Çmimin e parë, për punimin “Mëngjes fshatarak”, (grafikë) në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 25 vjetorit të  çlirimit të atdheut.
1974 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për punimin “Në emër të jetës”, në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 30 vjetorit të  çlirimit të atdheut.
1974 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për ciklin gafik prej 5 fletësh “Krevati i Perandorit”, në Konkursin letrar & artistik me rastin e 30 vjetorit të  çlirimit të atdheut.
1979 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për punimin “ Viti 1914-Rebelët”, në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 35 vjetorit të  çlirimit të atdheut.
1981 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për ciklin grafik “Ashtu Myzeqe”, 9 fletë të ilutruara, në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 40 vjetorit të themelimit të PPSH.
1983 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për punimin “Drejt përjetësisë” (Heroi i Popullit Met Hasa), në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 40 vjetorit të krijimit të ushtrisë
1984 Vlerësohet me Çmimin e parë, për punimin “Zgjedhjet e para në Shqipërinë e lirë” (2 dhjetor 1945) në Konkursin letrar & artistik të Rrethit të Durrësit me rastin e 40 vjetorit të çlirimit të atdheut.
1971 Vlerësohet me Çmimin e parë, për vëllimin me tregime të ilustruara për fëmijë “Altini dhe Blerina” në Konkursin e  letërsisë për fëmijë,  të shpallur nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” me rastin e 30 vjetoritn të themelimit të PPSH.
1977 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për vëllimin me tregime të ilustruara për fëmijë “ E vogla Ani dhe Tristani”, në Konkursin e  letërsisë për fëmijë  të shpallur nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.
1981 Vlerësohet me Çmimin e tretë, për ilustrimin e përrallës “Një ngjarje në pyll” të autores Myzejen Çullazi  në Konkursin Kombëtar letrar artistik të shpallur me rastin e 40 vjetoritn të themelimit të PPSH.
1961 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për gjëzën pikturë me titull: “Amund ta gjeni se kush është pronari i kësaj barke”, (Revista Fatosi nr.5 , 1961), në Konkursin e  letërsisë për fëmijë  të shpallur nga  Revista “Fatosi” për nder të kongresit të IV të PPSH.
1965 Vlerësohet me Çmimin e parë, për Kopertinën “Erdhi 1 Shtatori” (Revista Fatosi nr.9, 1965), në Konkursin e letërsisë për fëmijë  të shpallur nga  Revista “Fatosi”.
1968 Vlerësohet me Çmimin e dytë, për tregimin me figura (autor A.Faja) me titull ”Fletë Rrufe”  (Revista Fatosi nr. 12 , 1968), në Konkursin e  letërsisë për fëmijë  të shpallur nga  Revista “Fatosi”.
1969 Vlerësohet me Çmimin e parë për tregimin me figura me ngjyra “Altini dhe Blerina”   (Revista Fatosi nr.9, 1968; nr.10, 1968; Nr. 1, 1969; nr. 2, 1970), në Konkursin e  letërsisë për fëmijë  të shpallur nga  Revista “Fatosi”, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të atdheut.
Pjesëmarrtje në ekspozita kolektive jashtë Shqipërisë
1967 Bienale e Egjiptit. U ekspozua tabloja “Verë e vitit 1965”
1968 Ekspozitë e arteve figurative në RP të Kinës dhe në Vietnam. U ekspozua tabloja “Verë e vitit 1965”
1969 Ekspozitë e arteve figurative në Republikën Popullore të Kinës. U ekspozua tabloja “Para fluturimit” dhe peizazhi “Remonti i avionave”
1972 Ekspozitë e arteve figurative në qytetin Grac të Austrisë. U ekspozua tabloja me titull: “Në minierën e Manzës”
1977 Ekspozitë e arteve figurative në qytetin Algjer të Algjerisë. U ekspozua tabloja me titull “Me ballin tek liria” (Gjikë Kuqali).
1978 Ekspozitë e arteve figurative në ish Republikën Jugosllave në qytetet Prizren, Prishtinë dhe Beograd. U ekspozua tabloja me titull “Shqipëri o nëna ime” (Naim Frashëri)

______________

Tiranë, më 27 qershor 2024

(Shënim: Për artikullin janë shfrytëzuar edhe foto nga Fondi “Mustafa Faja”)

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.