“Migrantes”, Agim Sulaj shkëlqen edhe në Portugali
Një tjetër ekspozitë e sukseshme ndërkombëtare nga mjeshtri i shquar vlonjat.
Nga Dash Frashëri
Një tjetër ekspozitë e sukseshme ndërkombëtare nga piktori shqiptar Agim Sulaj.
Kësaj radhe në qytetin Espinhal, në Portugali, një qytet artadashës.
Grazie a Tutti
Grazie a Osvaldo Macedo de Sousa e Comune di Penela
Mostra Migrantes oggi alle 16Posted by Agim Sulaj on Saturday, June 29, 2024
“Një simbol i pashmangshëm i të gjitha internimeve, migrimeve, arratisjeve apo edhe dëbimeve, valixhe është mbështetësja e kudondodhur në veprën e artistit shqiptar”, shkruan Casimiro Soares Simões, në rrjetet sociale.
Agim Sulaj dhe kuratori Osvaldo Macedo de Sousa
Vetë piktori dhe karikaturisti i njohur vlonjat ishte i pranishëm në ceremoninë e hapes, në nismën e Osvaldo Macedo de Sousa, në partneritet me Casa Família Oliveira Guimarães, e përfaqësuar nga Paula Guimarães, me mbështetjen e Këshillit të Qytetit Penela dhe Këshillit të Famullisë Espinhal.
Përveç dy organizatorëve kryesorë dhe Agim Sulajt, folën edhe kryetari i Bordit, Luís Dias, këshilltarja për Kulturën, Edite Simões dhe kryetari i Dhomës, Eduardo Santos.
Vizitorët u ftuan të merrnin valixhet e vjetra në dhomën e ekspozitës së përkohshme në Casa Oliveira Guimarães, me të cilën u ngrit një instalacion artistik.
Programi u mbyll me një koncert të muzikës së dhomës nga Quarteto Tejo.
Piktori Agim Sulaj nënshkroi disa autografe për të pranishmit.
Media portugeze e priti shumë mirë ekspozitën.
Agim Sulaj ka marrë më shume se 250 çmime ndërkombëtare dhe numëron mbi 36 ekspozita personale.
Ai është shpesh anëtar i jurive ndërkombëtare në ekspozita të ndryshme karikaturash.