“Nga Quattro në Kuadro” – Arti i fotografisë organizuar nga “Audi Albania”

Natalia Lala fiton Çmimin e Madh. Drejtori i “Porsche Albania”, Gentian Bushati: Do të organizohet çdo vit.


Nga Dash Frashëri

“Nga Quattro në Kuadro”

Konkursi i fotografisë, “Nga Quattro në Kuadro” , i organizuar nga “Audi Albania”, solli 30 foto të përzgjedhura nga rreth 100 fotografi, të realizuara nga pasionantë pas markës së famshme gjermane, e cila prej disa dekadash ka përfaqësinë e saj zyrtare në Shqipëri.

Juria përbehej nga profesionistë me emër në fushat e tyre, si fotografi i disa agjencive ndërkombetare, Armando Babani dhe “Mjeshtri i Madh”, piktori Helidon Haliti, çka tregoi edhe organizimin serioz të këtij konkursi të ideuar nga “Audi Albania”, nën kujdesin e posaçëm të drejtorit të Pergjithshem të “Porsche Albania”, Gentian Bushati.

Konkursi zgjati gjatë gjithë muajit qershor 2024, me fotot që u përzgjodhën pas diskutimeve të shumta nga juria. Stafi i “AUDI Albania” ka meritën e organizimit të këtij konkursi unik.

“Audi Albania”, mundësuar nga Porsche Albania, ka shpërblyer fituesit me 5 çmime per secilen kategori.


Juria e konkursit dhe fituesit e tij

***

E prita me interesim këtë konkurs fotografie, pasi edhe marka “AUDI” është një nga markat më prestigjioze në botë.


Me Drejtorin e Pergjithshëm të “Porsche Albania”, Gentian Bushati

“AUDI”, i themeluar para 115 vjetësh (1909), merret me prodhimin, projektimin dhe ndërtimin e automjeteve dhe motoçikletave. Ka të ardhura rreth 4 miliardë dollarë në vit dhe asete të vlerësuar në rreth 66 miliardë dollarë,

“AUDI” ka shtrirje në të gjithë botën. Selinë qendrore e ka në Ingolstadt të Gjermanisë. Kompania është pjesë e “Volkswagen Group”.


Makinë “Audi”, prodhim i vitit 1923

Katër rrathët që përbëjnë logon e Audit përfaqësojnë katër kompanitë e automjeteve që u bashkuan për të krijuar një kompani të vetme, e cila sot njihet me emrin e plotë Audi AG.

***

Pikërisht, rreth simbolit të “katër rrathëve” u soll edhe konkursi fotografik, me interpretim nga më të ndryshmet, përfshirë edhe krijimet me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

***

Ceremoninë e hapi Drejtori i Pergjithshem të “Porsche Albania”, Gentian Bushati, i cili përgëzoi pjesëmarrësit në këtë konkurs fotografie, i cili sipas tij, do të kthehet në një konkurs tradicional dhe do të zhvillohet çdo vit.

“Mirëserdhët ‘nga Quattro në Kuadro’, një iniciativë e markës ‘Audi’ nga “Porsche Albania’, për të shprehur admirimin për artin e fotografisë, për ta përzjerë sa më shumë biznesin me art. Kjo lloj ideje lindi nga “Porsche Albania”, për të stimuluar artin dhe funksionin që ai jep nëpërmjet brendin tonë dhe për të patur një lloj bashkëpunimi nidis asaj se çfarë teknologjia sjell dhe arti pamor sjell”, tha midis të tjerash drejtori Bushati.

Dy anëtarët e jurisë, Armando Babani (kryetar) dhe Helidon Haliti (anëtar) treguan se përveç kënaqësisë për fotot e ardhura, ata patën edhe vështirësitë e tyre, për të përzgjedhur punët më të mira, dhe veçanërisht për ato që morën çmime.

ÇMIMET E DHËNA

Cmimi 1: kamera profesionale + Kurs Fotografie tek Akademia Kumi – Natali Lala


Me fituesen e Çmimit të Parë, Natali Lala

Cmimi 2: Iphone 15 Pro – Klajdi Qehaja

Çmimi 3: Dron Dji 4 Pro – Eye art Albania

Çmimi 4: Apple Watch – Enxhi Tufa

Cmimi 5: Produkte Premium Audi – Ani Matraku

FOTOT NË EKSPOZITË

Bajroni, si frymëzues i temës shqiptare në art!

Nga Prof. Dr. Ferid Hudhri

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.