Pas pikës kufitare të Kapshticës, edhe Qafë Thana mbulohet nga arti i ngjyrave

Artistja polake Maria-Rosa Szychowska pasi ka pikturuar Kapshticën, po realizon muralen edhe në fasadën e godinave në Pikën Kufitare Doganore të Qafë Thanës


Artistja polake Maria-Rosa Szychowska pasi ka pikturuar Kapshticën, po realizon muralen edhe në fasadën e godinave në Pikën Kufitare Doganore të Qafë Thanës, duke mundësuar një imazh të veçantë për turistët dhe qytetarët që lëvizin në drejtin të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale edhe fotot e murales.

Muralja e artistes polake përfaqëson një lloj luleje të zones, e cila sjell më shumë ngjyra dhe më shumë jetë në këto godina. Artistja do të pikturojë edhe pjesën ballore kur vjen nga Maqedonia e Veriut, duke sjellë pamje më të bukur për secilin që zgjedh të vizitojë vendin tonë.

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë gjatë muajve të fundit është shtuar fluksi i lëvizjeve të mjeteve sidomos fundjavave.

Autoritetet bëjnë të ditur se janë marrë të gjitha masat për të mundësuar mbarëvajtje të kalimit të qytetarëve.

Lexo më shumë nga

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.