Fuat Dushku, skulptori i monumenteve

Bëri shtatoren e dijetarit gjerman me bronzin e ish-monumentit të Enver Hoxhës, si dhe të busteve të Stalinit dhe Leninit.


Nga Dash Frashëri

Fuat Dushku. “Artist i Merituar”.  Laureat i Çmimit të Republikës.

Autori i monumentit epik të Bajram Currit (1982). E trajtuar në një plastikë dinamike, statuja ka silueta në lëvizje dhe shprehje energjie.

Një nga skulptorët që kanë bërë histori dhe e ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historikun e Arteve Pamore Shqiptare.

***

Fuat Dushku u lind në Korçë, më 22 mars 1933, në kohën kur piktorit Vangjush Mio po bënte epokë, në një mjedis shumë artdashës. Ndërroi jetë, më 8 korrik 2002, në moshën 69-vjeçare.


Piktori Vangjush Mio, në studion e tij.

Studoi në Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë, në vitet 1951-1955 me profesoren e mirënjohur Kristina Koljaka Hoshi, skulptorja e parë femër në Shqipëri. Përveç kontributit të saj në skulpturë, ajo ka frymëzuar shumë artistë që ecën në gjurmët e saj.

Nga bankat e kësaj shkolle dolën mes të tjerëve edhe: piktorët e skulptorët: Vilson Kilica, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Hektor Dule, Thoma Thomai, Mumtaz Dhrami, Ksenofon Dilo, Sali Shijaku, Fuat Dushku, Danish Jukniu, Thanas Papa, Naxhi Bakalli, etj.


Liceu i vjetër

Studimet e larta i vazhdoi në Pragë (Çekosllovaki) nga viti 1955-1961 në Akademinë e Arteve te Aplikuara, dega skulptur[ dhe qeramik[, me profesorin Otto Eckert (1910-1995).


Skulptori dhe mësuesi çek, Otto Eckert.

Pas kthimit nga studimet e larta 6-vjeçare ne vitin 1961, filloi punën ne Fabrikën e Porcelanit si modelist.

Nga viti 1965 deri në vitin 1980 punoi në Ndërmarrjen Artistike “Migjeni”, si drejtues artistik. Kinoditari Nr.3  i vitit 1973, një prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i kushtoi një profil skulptorit Fuat Dushku (fotot e mëposhtme janë screenshot nga ky kinoditar).

Pedagog (i jashtëm) në Institutin e Lartë të Arteve. Dega Qeramike.

Ne vitin 1980 u emërua drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative në Tiranë, sot Galeria Kombetare e Arteve, duke pasuar Dhimtraq Trebickën, detyrë që e mbajti deri në vitin 1988, kur u pasua nga piktori Ksenofon Dilo. Në vitin 1988 doli si krijues i lirë.


Fuat Dushku, në kohën kur ishte drejtor i Galerisë, gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës së piktorëve turq (kinoditari 11/1983 – Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit)

Fuat Dushku bën pjesë, në grupin e skulptorëve të parë që lëvruan artin e qeramikës artistike në Shqipëri.

Gjate krijimtarisë së tij ka krijuar rreth 300  vepra, skulpturë monumentale, shtatore, portrete kryesisht, bronz, allci, mermer, gur, alabaster, dru, si dhe punime e kompozime te shumta në qeramikë.

Në fundin e viteve ‘80 kisha filluar të punoja në qeramikë, por pas viteve ‘906 fillova të eksperimentoja dhe të guxoja më shumë në përdorimin e glazurave. Qeramika më jepte një tjetër lloj lirije, dhe pas viteve ‘90 ofronte shumë mundësi për eksperimentim. Fuat Dushku dhe nipi i tij Arjan Çakshiri më kanë ndihmuar me materiale, mundësi për pjekje etj. Në fillim të viteve ‘90 u themelua edhe një shoqatë qeramike që ishte goxha aktive dhe pati shkëmbim edhe me shoqata ndërkombëtare të qeramikës. Organizatorë ishin Niko Thano, Pjerin Kolnikaj, Sadik Spahija etj. Mora pjesë në disa ekspozita serioze që organizoi kjo shoqatë të cilat u shoqëruan edhe me publikime”, shkruan Eli Xoxa.

***

Fuat Dushku dhe Hektor Dule janë bashkautorë të “Monumentit të Rezistencës”, të vendosur në një nga shëtitoret kryesore të Durrësit.


Vite më parë. Nga e majta Fuat Dushku, Prof. Kel Kodheli , Hasan Reçi . Prof . Abdurahim Buza.

Monumenti i Heroinave të Mirditës, vepër e skulptorëve Dhimo Gogollari, Fuat Dushku, Perikli Çuli dhe Andrea Mano ishte vendosur në Rrëshen dhe i kushtohej Marta dhe Prenda Tarazhit, Shkurte Carës dhe Mrika Lokës.

“Katër heroinat e Mirditës”, që tashmë nuk ekziston më. “Heroinat e Mirditës”, ishte monumenti i parë i atyre përmasave aq të mëdha, “ndaj Fuatit i erdhi keq shumë, kur u prish”, kujton e shoqja, Irena, gjatë një interviste të saj dhënë gazetës “Panorama”.

Ishte një dhimbje dhe pa asnjë dyshim, e bija dhe e shoqja, e quajnë pengun e artistit. “Ngaqë ishte puna e parë aq gjigande, komplekse e të gjithë punuan me dëshirë, me mish e shpirt, me orare të zgjatura e punë të paparë e në fund u zhduk, u shkatërrua, nuk u mor vesh, se ku shkoi”.


Skulptori Dushku, së bashku me të shoqen, Irena Gjergo Dushku

Femra ishte shumë delikate në krijimet e Dushkut. E tillë është edhe “Myzeqarja” (terrakotë)

 

Dushku krijoi edhe relieve…

… pjata dekorative…

… por dhe vazo dekorative.

Dushku ishte i respektuar mes kolegëve të mirënjohur.


“Studio Paskali- sipër nga e majta: Niko Thana Hektor Dule, Odhise Paskali, Andrea Mano. Poshtë majtas Perikli Çuli, Fuat Dushku dhe Pleurat Sulo.

Ja çfarë shkruan Adrian Brisku në botimin e tij me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-çeko (sllovake):


Pragë 2001. Nga e majta: Thoma Dhamo, Piro Milkani, Ksenofon Dilo, Hektor Dule, Fuat Dushku dhe Irena Gjergo Dushku.

Punimet e Dushkut ndodhen në disa albume të botuara para viteve 1990.

***

Në vitin 1992 (1 korrik), Dushku, pas një porosie dhe paguar nga botuesi Tete Böttger ka realizuar edhe shtatoren e shkencëtarit gjerman, njëherësh edhe shkrimtar dhe satirist, Georg Christoph Lichtenberg (1742-1799).

“Që kryengritësit të mos prodhonin me të topa, bronzi i përmendores së shkulur të Diktatorit u vendos t’i shitet të parit ofrues, një reshperi gjerman. E desh edhe ky për përmendore: ironikisht, për një antipod të Diktatorit shqiptar: për të çuditshmin, antikonvencionalin shkencëtar-shkrimtar gjerman të shtatëqindës, Georg Christoph Lichtenberg. E kreva unë, Fuat Dushku, skulptor, njëri nga bashkëautorët e Heroinave të Mirditës, shkulur edhe ato për t’i shitur bronzin. Busti, me një lartësi prej 150 centimetrash është vendosur në cepin verilindor të sheshit të vjetër të qytetit të Göttingen-it dhe është kthyer në objekt vizitash për turistët. Lichtenberg ishte pjesë e rretheve intelektuale të kohës dhe mik i afërt i Gëtes dhe Kantit“, citohet Fuat Dushku në një shkrim të botuar në portalin Peizazhe.com.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë vepër ka të bëjë me faktin, se materiali i bronzit që u përdor erdhi si shkrirja e monumentit të Enver Hoxhës, i vendosur në Tiranë dhe i rrezuar nga protestuesit në shkurt të vitit 1991, por edhe të busteve të Leninit dhe Stalinit. Të dhënë që e përmend edhe faqja zyrtare e Radios Shtetërore Gjermane, në një shkrim të saj, të publikuar më 29 gusht 2014.

Shtatorja e realizuar nga Dushku është në listën e objekteve që duhet parë nga tursitët dhe rekomandohet si e tillë.


Fuat Dushku, Metalurgu, bronz, 1980.

Disa nga veprat kryesore të Fuat Dushkut

Permendore kushtuar lufterave te Skenderbeut, Prenjas 1968, reliev ne bronx.
Monumenti i kater heroinave te Mirdites, Reshen 1970 (bashkeautor) bronx.
Monumenti i Bajram Curit, Tropoje 1982, bronx.
Monumenti i Rezistences, Durres 1989(bashkeautor) bronx.
Monumenti i filozofit gjerman Georg Christoph Lichtenberg, Göttingen, 1993, bronx.

Ka marre pjese ne shume ekspozita brenda dhe jashte vendit.


Disa nga veprat jane:

– porteti i heroines Zonja Curre, allci 1969, GKA.
– figura e Spiro Ballkamenit, kompozim allci 1979, GKA.
– portret, vajza ime, bronx, 1984, GKA/
– portret Sami Frasheri allci, 1983, Muzeu Historik Kombetar.
– portet punetori 1975 allci GKA.
– eksperimenti, kompozim brox, GKA.
– portreti i Garibaldit, dru, GKA.
– vajza qe kendon, portret ne terrakote, 1988.
– Aleksander Xhuvani, portret dru, 1987, Galeria e Arteve Elbasan.
– portret naftetari, bronx, GKA.
– fondatori, shtatore bronx, GKA.etj.

Fuat Dushku realizoi figura te shumta, ne qeramike, ai dhe eshte autor i nje game te gjere punimesh; statuja ne qeramike, vazo qeramike, kompozime dhe pjata dekorative ne qeramike.

Aktivitete pjesmarrje.

– 1963 ekspozite qeramike bashkeautor, ne Klubin e Artisteve.
– 1973 ekspozitë vetiake e qeramikes artistike ne Sallonin e Artit Tirane
– 1988 ekspozite vetiake e qeramikes artistike ne GKA
– 1972 pjesmarres ne Bienalen e Aleksandrise, Egjipt.
– 1979 pjesmarres ne Bienalen e Aleksandrise Egjipt.
– 1986 pjesmarrje ne ekspoziten nderkombetare Ankara, Turqi.
– 1979 pjesmarres dhe kurator i ekspozites se arteve figurative, Prishtine, Kosove.
– pjesmarres ne ekspoziten e artit shqiptar ne Rome, 1985
– autor ne 6 cikle televizive ne vitin 1975 mbi artet e aplikuara, rolin e tyre estetik.
– pjesmarres ne botime, 1970 albumi Arte Figurative Shqiptare etj.

Pjesmarres ne mbi 140 ekspozita Kombetare me krijimtari ne skulpture, relief, portret, kompozim, punime ne qeramike dhe fitues i shume cmimeve.

Numer i madh i veprave te Fuat Dushku, gjenden ne fondin kombetar, Galeria Kombetare e Arteve.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.