Petro Kokushta, “kompozitori” i pikturës
“Piktori i Merituar” Petro Kokushta konsiderohet si një nga piktorët e rëndësishëm të arteve pamore shqiptare.
Nga Dash Frashëri
“Piktori i Merituar” Petro Kokushta (13 shtator 1943 – 22 mars 2023) konsiderohet si një nga nga piktorët e rëndësishëm të Realizmit Socialist në Shqipëri.
Gjatë viteve 1957-1962, Kokushta studioi në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë.
Më pas, në vitet 1964-1969 ai studioi në Institutin e Arteve, ku u diplomua për “pikturë kavaleti”, në ateljenë e padagogut Vilson Kilica, Sali Shijaku dhe Danish Jukniu.
Vilson Kilica, Sali Shijaku dhe Danish Jukniu
Menjëherë pas përfundimit të studimeve të arta, në vitin 1970 u emëruar pedagog në Departamentin e Pikturës Dekorative dhe Monumentale deri në vitin 1987, kur ai mori detyrën e sekretarit për artet figurative në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Pedagogët e Institutit të Lartë të Arteve, së bashku me disa artistë kinezë. Në rreth Petro Kokushta. Foto e vitit 1973
Piktori Petro Kokushta dhe skulptori Hektor Dule
Instituti i Larte i Arteve, sot Universiteti i Arteve. Nëntor 1986. Nga e majta ne te djathtë: Adrian Hotova, Prof. Ilir Martini, Ilir Butka, Prof. Tonin Vuksani, Prof. Agim Zajmi, Fatmir Musaj, Prof. Petro Kokushta, Armand Xhomo, ulur Prof. Niko Progri.
Kokushta u prezantua për herë të parë në publik me veprën “Portreti i shoferit” (1970, GKA,Tiranë, “Ekspozita e klasës punëtore”) dhe ishte më tej present në të gjitha ekspozitat, konkurset dhe veprimtaritë kombëtare deri në vitin 1990.
Kryesisht Petro Kokushta ka realizuar kompozime me temën e ndërtimit të socializmit (klasa punëtore, rinia, ushtria), të luftës Nacional – Çlirimtare dhe atë historike.
“Trajtimi stilistik shpesh orientohet nga një hedhje e shpejtë e ngjyrës, ku zonat gjysmë tё errëta dhe ngjyrat opake reduktohen, për t’i lënë vend atyre plot dritë e kështu duke i dhënë entuziazmin dhe optimizmin e duhur. Më e dukshme kjo tendencë është në tablotë me temën e punës, ku elementë si ndriçimi i fortë natyral, qielli i pafund, linja e ulët e horizontit dhe gjestikulimi triumfues, duhet t’i përçonin imazhit emocionin e duhur revolucionar. Shembull klasik i kësaj tendence janë dy tablotë e realizuar nga Petro Kokushta, “Montatori”, e vitit 1979 dhe “Lartësitë e dritës”, e vitit 1981. Tek e para, Kokushta propozon figurën e punëtorit të vetme mbi strukturën metalike. Ai “sundon” mbi të euforik e i plotfuqishëm, me duart e ngritura në shenjë triumfi drejt qiejve industrialë. Me flamurin e kuq ideologjik në njërën dorë, ai mbivendoset si dëshmi e një realiteti ku industrializimi ishte përgjigja më e mirë kundër bllokadës imperialisto-revizioniste. Në të njëjtën logjikë triumfuese janë dhe dy punëtorët në tablonë “Lartësitë e dritës”. Mbi një sfond të kaltër ata risjellin edhe njëherë në vëmendje një nga arritjet më ambicioze të sistemit, elektrifikimin e plotë të vendit. Si dy elementë dallues të realitetit të ri, ata përforcojnë edhe njëherë imazhin e Shqipërisë së re si fuqi rajonale industriale e energjetike”, shkruan Dr. Ermir Hoxha, në temën e dokturaturës së tij, “Arti në Shqipëri, 1945-1990”
“Montatori”, 1979
“Lartësitë e dritës”, 1981
Në krijimtarinë e artistit vihet re prirja për një penelatë të lirshme, ngjyra me dritë dhe me një dekorativitet brenda figuracionit realist.
Kokushta ka realizuar edhe peizazhin, kryesisht atë të bregdetit Jonian, ku spikat koloriti i tij me ngjyra të forta të një dielli të fortë mesdhetar.
Pas viteve 1990 piktura e Kokushtës priret fuqishëm drejt një imazhi sa më dekorativ dhe shpesh herë kalon në abstraksion figurativ.
Nga koleksioni i veprave që ruhen në GKA, Tiranë nga krijimtaria e artistit (1971 – 1989) mund të kujtojmë: “Shoferi” (1971), “Drejt kuvendit të madh” (1978), “Himara” (1986), “Montatori” (1979) etj.
Piktori Petro Kokushta ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Bienale të ndryshme si mund të kujtojmë: Bienalen e Kajros, Bienalen e Ankarasë.
Ai ka ekspozuar në Pekin dhe disa herë në Paris (Francë). Veprat e Petro Kokushtës janë botuar në albume të ndryshme.
Kokushta është pjesëmarrës i rregullt në ekspozitën vjetore “Nëntori” (Tiranë, Shqipëri)
PIKTORË PJESËMARRËS NË “NËNTORI 15” (20 Janar 2013): Gazmend Leka, Aleksandër Filipi, Buron Kaceli, Merita Selimi, Llazar Myzeqari, Petro Kokushta (në rreth), Nikolon Ivanaj, Hasan Nallbani, Eniela Veveçka, Zef Shoshi, Ksenofon Dilo, Gjergji Marko, Bashkim Dervishi, Stefan Taçi, Qirjako Meniko, Llazar Taçi, Besim Tula, Andi Hila.
“Nëntor 17” (6-16 Nëntor 2014). Artistët pjesëmarrës: Aleksander Filipi, Agron Mesi, Adrian Devolli, Andi Hila, Besim Tula, Buron Kaceli, Eniela Veveçka, Gazmend Leka, Gjerjgji Marko, Hasan Çapari, Kujtim Buza, Llazar Myzeqari, Llazar Taçi, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Petro Kokushta, Qiriako Meniko, Robert Guci, Stefan Taçi (Stefos), Vilson Kilica, Zef Shoshi.
“Nëntor 18” (18-30 Nëntor 2015). Artistët pjesëmarrës: Adrian Devolli, Agron Mesi, Aleksandër Filipi, Andi Hila, Ardit Boriçi, Artan Buca, Aurel Nukaj, Bashkim Dervishi, Besim Tula, Brikena Bërdo, Buron Kaceli, Dea Tili, Eniela Veveçka, Gazmend Leka, Gjergji Marko, Hasan Çapari, Kleves Krisiko, Ksenofon Dilo, Kujtim Buza, Llazar Taçi, Matilda Odobashi, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Orlis Vathi, Petro Kokushta, Robert Guci, Sali Shijaku, Stefan Taçi (Stefos),Vilson Kilica, Zef Shoshi.
“Nëntor 19” (6-16 Nëntor 2016). Artistët pjesëmarrës: Adrian Devolli, Agron Mesi, Aleksandër Filipi, Andi Hila, Ardit Boriçi, Artan Buca, Aurel Nukaj, Bashkim Dervishi, Besim Tula, Brikena Bërdo, Buron Kaceli, Dea Tili, Denisa Brahimi, Eniela Veveçka, Erina Dibra, Gazmend Leka,Gjergji Marko, Hasan Çapari, Ksenofon Dilo, Kleves Krisiko, Kujtim Buza, Llazar Taçi, Llazar Myzeqari, Merita Selimi, Nikolin Ivanaj, Orlis Vathi, Petro Kokushta, Robert Guci, Sali Shijaku, Stefan Taçi(Stefos), Vilson Kilica, Zef Shoshi.
“Nëntori 20” (Viti 2017) / Në rreth Petro Kokushta.
“Petro Kokushta, me propozimin e tij, më bëri të ëndërroj”, kështu tha Përvathi gjatë promovimit të librit të tij “Rrugëtimi im”.
Pikërisht, gjithë karrierën e tij në art, të atij që është sot, Pashku ia dedikon profesorit Kokushta, njeriut që i ndryshoi përfundimisht drejtimin e jetës drejt artit. Gjithçka ndodhi në vitin 1985, 39vjet më parë. Petro Kokushta, asokohe piktor dhe profesor në Akademinë e Arteve shkoi në Lezhë për një ngushëllim te një miku i tij, ndërkohë që rastisi të shikonte edhe dy peizazhe të realizuar nga Pashk Përvathi.
Piktori Petro Kokushta, duke folur në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së piktorit Pashk Përvathi.
Piktori Pashk Përvathi, poeti Faslli Haliti dhe piktori Petro Kokushta
Piktorët Petro Kokushta, Naxhi Bakalli dhe Pashk Përvathi
Ministria e Kulturës publikoi këtë poster, më 29 maj 2022.
Posta Shqiptare ka publikuar disa pulla me pikturat e Petro Kokushtës.
Piktori Petro Kokushta ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, më 22 mars 2023.
Skulptori Ermir Grezda dhe piktori Petro Kokushta
_______
Tiranë, më 2 gusht 2024