Art dhe kulinari, Luca sjell “Trattoria Meloni” në Shëngjin!

“Rozafa Fish City” sjell “Trattoria Meloni”. Dhjetëra portrete të kryeministres italiane të realizuara nga Helidon Haliti.


Një restorant unik me emrin e kryeministres simpatike italiane, Giorgia Meloni!

Është ky investimi më i fundit në fushën e kulinarisë nga investitori i mirënjohur, Gjergj Luca.

“Rozafa Fish City” hapi në Shëngjin “Trattoria Meloni”, një ndërthurrje midis kulinarisë elitare, artit të bukur dhe politikanes më të fortë sot në Europë.

Luca e konsideron hapjen e restorantit të ri, si “shtëpia e mirënjohjes për konsolidimin e miqësisë italo-shqiptare”.

“Kur kulinaria, arti, politika dhe mirënjohja bëhen bashkë prodhojnë gjëra të bukura. Ndaj Rozafa vendosi të hapë jo vetëm restorantin më të ri por edhe shtëpinë e mirënjohjes për konsolidimin e miqësisë italo-shqiptare dhe simbol të saj zgjodhëm një grua të fortë. Mirësevini në tratorinë e ngjyrave, të shijes dhe të epokës së Melonit”, shkruan Luca në postimin e tij në rrjetet sociale.

Portretet e Giorgia Melonit janë realizuar nga peneli i “Mjeshtrit të Madh”, Helidon Haliti, të cilat paraqesin me mjeshtëri gjendje të ndryshme emocionale dhe “pa maskë” të gruas më të famshme të Italisë.

Kur kulinaria, arti, politika dhe mirënjohja bëhen bashkë prodhojnë gjëra të bukura. Ndaj Rozafa vendosi të hapë jo vetëm restorantin më të ri por edhe shtëpinë e mirënjohjes për konsolidimin e miqësisë italo-shqiptare dhe simbol të saj zgjodhëm një grua të fortë. Mirësevini në tratorinë e ngjyrave, të shijes dhe të epokës së Melonit…#rozafa #fishcity #gjergjluca #madeinalbania

Posted by Rozafa Fish City on Thursday, August 15, 2024

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili prej disa viteve jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarsisht për punimet e…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.