Anastas Kostandini vjen në COD me ekspozitën “Nëpër gjurmët e Tasos”

I ndikuar nga veprat e mjeshtërve, si Picasso, Dali dhe Kandinsky, Tasoja ngulmon për të bashkuar traditën me të renë


Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), në Kryeministri, njoftoi çeljen e ekspozitës “Nëpër gjurmët e Tasos” të artistit Anastas Kostandini (Taso), të kuruar nga Rubin Kadiu. Ekspozita do të çelet më 4 shtator.

I ndikuar nga veprat e mjeshtërve, si Picasso, Dali dhe Kandinsky, Tasoja ngulmon për të bashkuar traditën me të renë, duke i hapur rrugën stilit të tij të veçantë.

“Kur reflektojmë mbi trashëgiminë artistike të tij, një pjesë mjaft e rëndësishme është edhe njohja e artistit me botën e Lasgushit dhe të Fan Nolit. Trashëgimia e tij do të shërbejë si një fener frymëzimi për brezat që do të vijnë”, thuhet nga COD.

Ekspozita fton të eksplorojmë sfera të njohura dhe fantastike të artistit dhe na udhëheq përmes një narrative të endur me simbolika, me ngjyra dhe teksturë, duke shpalosur thelbin e shpirtit të tij krijues e dukemanifestuar ndikimin e thellë në skenën e artit bashkëkohor.

Kuratori Rubin Kadiu shprehet se, nëpërmjet punimeve të guximshme të penelit dhe tështresave të mbivendosura, Taso i shndërron kanavacat në sixhade të gjalla, ku drita dhe hija bashkohen në një valle harmonike kontrastesh.

Anastas Kostandini lindi në Pogradec (29 korrik 1954), qytet ku jeton ende sot.

Në vitin 1978 u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (Pikturë Monumentale). Një nga punimet më të njohura ku Tasoja është bashkautor, është mozaiku “Albania” në Muzeun Historik Kombëtar. Në vitin 1991 iu dha titulli “Piktor i merituar”.

Gjatë karrierës së tij, ai ka realizuar një mori ekspozitash vetjake e kolektive. (ATSH)

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.