Anali & Vanessa, dy argjentinase pikturojnë murale në Tiranë!

Dy artistet e mirënjohura të Medianeras janë pjesë e “MuralFest 2024”.


Nga Dash Frashëri

Anali & Vanessa!

Dyshja e shkëlqyer argjentinase e Medianeras. Dy artiste të mirënjohura të muraleve. Të ftuara nga kuratori Helidon Haliti.

Piktorja Anali Chanquia dhe arkitektja Vanessa Galdeano realizuan një nga muralet më të bukura në Tiranë, si pjesë e edicionit të gjashtë të “MuralFest”, organizuar nga Bashkia e Tiranës (Tirana Dekor), në bashkëpunim me shoqatën artistike “VizArt”.

Një murale gjigante, me një grua që duket si e gjallë në tredimensionalin e saj.

E ndoqa me kënaqësi procesin e realizimit të murales së pikturuar nga dy artistet argjentinas, me banim në Barcelonë (Spanjë).

Këtë edicion murale të bukura kanë realizuar edhe argjentinasi Maximiliano Bagnasco (shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe ikonën e muzikës, Vaçe Zela).

Helidon Haliti me një murale shumë interesante.

Spanollja Marta Lapena me frutat e saj.

Rumunia Alexandra Lincu me libra.


 

 

***

Medianeras ka realizuar murale thuajse në shumë vende: SHBA, Kanada, Brazil, Spanjë, Francë, Angli, Itali, Gjermani, Holandë, Austri, Çeki,  Luksemburg, Bosnjë, Bolivi dhe së fundi në Shqipëri.

Mediat ndërkombëtare të specializuara për muralet, shkrujanë shpesh për to.

 


 

“K’cimi i Tropojës” frymëzon piktorin Gazmend Freitag

Vallja e famshme shqiptare e Tropojës u pranua si vlerë unike dhe origjinale në UNESCO. Modele Emine Çunmulaj

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.