“CityX – Unë, Tiranë” dhe “Tirana 1+1”, Doris Graf dhe Arnilda Kyçyku ekspozitë në GAT

Piktorja gjermane dhe ajo e talentuar shqiptare hapën bashkërisht ekspozitat e tyre personale në Galerinë e Artit Tiranë.


Nga Dash Frashëri

“CityX – Unë, Tiranë” dhe “Tirana 1+1”

Piktorja e njohur gjermane, Doris Graf dhe ajo e talentuar shqiptare, Arnilda Kyçyku hapën bashkarisht dje ekspozitat e tyre personale në Galerinë e Artit Tiranë.

Ceremoninë përuruese të dy ekspozitave të njëkohëshme e hapi drejtoresha e GAT, Edit Pula, e cila blri edhe një prezantim të shkurtër të dy artisteve.

GAT synon të kthehet në Galerinë e Qytetit e cila krijon ekspozitat dhe eventet e saj në kohezion me realitetin bashkëkohor të Tiranës.

Mbështet ide që lindin nga hulumtimi i njerëzeve dhe fenomeneve të vetë qytetit, dhe që bazohen në cështje apo interpretime që nga karakteristikat urbane e deri tek transformimi psiko-social i tij, bashkërenduar me rivizitimin e trashëgimisë në përgjithsi, duke përfshirë zanatet krijuese e deri tek koleksionet.

Një nga prioritetet e misionit të saj eshtë që nëpërmjet programit të Rezidences në GAT, të zhvillohet në një atelie kërkimi, prodhimi dhe edukimi për teoritë dhe praktikat kulturore të cilat lidhen dhe kanë për referencë Tiranën.

Dy ekspozita të ndryshme, në tematikë dhe medium, por me një subjekt: kryeqytetin shqiptare, i parë nga këndveshtrimi i jetës sociale, nga dy piktorë që kishin fituar titullin e “Residentit të GAT”.

 

DORIS GRAF

Artistja gjermane Doris Graf ekspozoi 16 piktograme – 16 simbole mbi Tiranën, të perceptuara në realitete të ndryshme, duke e futur kryeqytetin shqiptar në hartën botërore të projekteve “CityX”.

Doris Graf, e cila ka studiuar ka studiuar artet e bukura në Villa Arson në Nice dhe Akademinë e Arteve në Shtutgart, ka realizuar ekspozita të shumta në Gjermani dhe jashtë vendit dhe ka fituar disa çmime, përfshirë “Koka Dixhitale e Gjermanisë” në 2014.

Projekti i saj ndërkombëtar “CityX”, i nisur në Bienalen CRIO në Rio de Janeiro (Brazil) më 2012, është zhvilluar në 17 qytete, përfshirë tani dhe Tiranë, ndërsa më parë ajo është zhvilluar në Europë, Azi, Afrikë, Amerikën Jugore, Qendrore dhe Veriore,

“CityX – Unë, Tiranë” është një projekt artistik që i bën bashkë njerëzit e një qyteti, duke u thënë atyre se “ne jemi shumë dhe jemi të ndryshëm (vizatimet), por gjithashtu kemi shumë të përbashkëta (piktograme)”.

Pas 1000 vizatimesh zhvilluar me pjesëmarrjen e qytetarëve të Tiranës, u përzgjodhën disa dhjetëra prej tyre për ekspozitën e hapur dje.

Pas seleksionimi këto janë foto nga punët e eskpozuara.

***

ARNILDA KYÇYKU

Ekspozita “Tirana 1+1” i referohet simbolikisht “apartamentit dhomë e guzhinë” dhe sjell jetën sociale, në çdo aspekt të përditshmërisë.

Artistja e talentuar Arnilda Kyçyku sjell 25 punime të saj, në një stil kompozimi dhe pikturimi, që është bërë edhe identiteti i saj si piktore.

“”Tirana 1+1″” është një përzierje harmonike e eksterierit me interierin, që reflekton lidhjen time të re me këtë qytet. Kam përfshirë aspekte sociale, personale, intime dhe emocionale, duke i ndërthurur ato me objekte ose aktivitete që i vërej shpesh në këtë qytet”, thotë piktorja e talentuat Arnilda Kyçyku.

Pas ekspozitës së saj të parë personale, “Familja” në Galerinë e Artit Tiranë ajo u ftua si artiste në rezidencë. Arnilda ka fituar çmimin “Artisti më i mirë bashkëkohor” në Festivalin Ndërkombetar të Artit Bashkëkohor në Tiranë, dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive, si “Ngjyrat Politike”, “Në Prag”, “Identitet”, “Pikënisja”.

_______

Tiranë, më 13 shtator 2024

Rama në ekspozitën e piktorit Naxhi Bakalli: Një shfaqje e bukur linjash dhe ngjyrash

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në çeljen e ekspozitës së piktorit Naxhi Bakalli në ambientet e Qendrës për…

15 vjet
“DKullolli Art – Studio”!

Në 2009 ishte një projekt ambicioz. Sot, në vitin 2024 është një dyqan prestigjioz i materialeve të artit në Shqipëri.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.