“Qëndresa” monumentale e Idriz Balanit!
Ekspozita kurohet nga Dr. Abaz Hodo. E hapur deri, më 23 shtator 2024 në Liceun Artistik “Jordan Misja”.
Nga Dash Frashëri
“Qëndresë”.
Skulptori i mirënjohur durrsak, Idriz Balani, prezanton 38 punime dhe bocete te mrekullueshme në ekspozitën e tij personale, të hapur dje në Galerine e Liceut Artistik “Jordan Misja”.
Ekspozita e Balanit, “Mjeshtër i Madh” kurohet nga një emër i rëndësishëm i arteve pamore, Dr. Abaz Hodo. Ajo do të qëndrojë e hapur, deri më 23 shtator 2024.
Idriz Balani, i cili është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) në vitin 1980, në degën e skulpturës monumentale e të kavaletit, nën drejtimin e Andrea Manos (“Skulptor i Merituar”) dhe Hektor Dule (“Skulptor i Popullit”) është një skulptor shumëdimensional: i shtatoreve gjigante, kompozimeve komplekse dhe busteve të arrira. Me punime në mermer, bronz, gur. Një autoritet i respektuar dhe kontributor i madh në artet pamore shqiptare.
Një skulptor shumëdimensional: i shtatoreve gjigante, kompozimeve komplekse dhe busteve të arrira. Me punime në mermer, bronz, gur.
Qysh atëherë, në këto 44 vjet krijmtari ai krijoi me qindra vepra, njëra më e bukur se tjetra.
Gjithmonë pranë mjeshtrave të mëdhenj të skulpturës monumentale, si legjenda Mumtas Dhrami, duke mësuar sekretet e kryeveprave.
***
Ceremoninë e hapi kuratori i ekspozitës, studiuesi dhe kritiku i artit Dr. Abaz Hado, “Mjeshtër i Madh”
“Idriz Balani ka realizuar shumë shtatore dhe buste. Kjo përqajse e skulpturës së tij me figura luftëtarësh dhe patriotësh është kthyer në ndjesi dhe frymëzim. Nënvizohen personalitet e skalitura të figurave apo ngjarjeve historike të njohura të Kosovës dhe Çamërisë. Veprat e zgjedhura për këtë ekspozitë janë trajtesa me frymëzime emocionale të forta”, tha ndër të tjera Dr. Abaz Hado.
Piktori dhe regjisori i njohur, Bujar Kapexhiu, vlerësoi punimet e skulptorit Idriz Balani.
Edhe skulptori përmetar, Sotir Kosta, i cili i ka dhënë mësimi Idrizit, foli me konsiderata për Balanin
“Para 56 vitesh konkurroja për t’u futur në Liceun Artistik, dhe tashmë pas 56 vitesh rikthehem për herë të parë në këtë lice, tani për të hapur këtë ekspozitë”, tha Balani gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes.
Balani falenderoi në mënyrë të posaçme artistin Sabri Tuçi, i cili ka pasur një ndikim të madh në krijimtarinë e tij artistike.
Skulptori i njohur, Qazim Arifi e vlerësoi ekspozitën e Balanit, si një arritje të madhe.
EKSPOZITA
Nis me bustet e nënës dhe babait të skulptorit, si një simbolikë mirënjohje për ta.
“Vallja e Osman Takes” është një kryevepër.
Dy punime të bukura për William Walker, ambasadori i OSBE-së, i cili denoncoi në 1998, “Masakrën e Reçakut”, të kryer nga serbët.
Një ekspozitë e shkëlqyer! Si ky portret kushtuar piktorit shqiptar nga Maqedonia, Omer Kaleshi!