Këngëtari lirik Lukë Kaçaj, krenaria e Malsisë!

Piktori shqiptar me banim në Austri, Gazmend Freitag, është i njohur për portretet e tij!


Nga Gabriela Mujaj

I dashtun, Gazmend Freitag, si tash e kujtoj atë darkë kur të fola për Lukën. Të fola me aq entuziazëm, me aq kreni, saqë ti kërkove me dijtë akoma ma shumë mbi të. Të thashë që Luka asht krenaria e Malsisë, zani hyjnor i një kerubini, i trupëzuem në kenien e tij, që asht Bas Baritoni jem i preferuem. Ka kaq shumë vjet që e ndëgjoj vazhdimisht, tashma më duket sikur jem‘ njoftë motit bashkë.

Luka i hijshëm, Luka i talentuem, Luka i pafat, se fatin që lindi bashkë me të, ia patën smirë ata që kurrë nuk e patën. Sharlatanët nuk ia falen dot faktin, që Zoti e kishte qendisun Lukën, kët kreatyrë të tijen, në mënyrën ma të përsosun e ma: trup, shpirt e za.

Mbas do kohe, jo shumë gjatë, më dërgove portretin e tij. U gëzova, u gëzova jashtëzakonisht shumë, Gazmend! U gëzova sepse kisha me dasht që Luka të kujtohej kështu vazhdimisht, që të vlerësohej gjithandej, të nderoj në çdo vend. Kisha me dasht që figurën e Lukës mos me e mbulue pluhni asnjiherë.

Gazmend, të falënderoj prej zemrës për punën tande, për kohën që i kushtove, vëmendjen kur të fola për të, e talentin tand ndaj kësaj figure të naltësueme të Malsisë sonë.

Lexo më shumë nga

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.