Freitag: Ju tregoj frymëzimin shqiptar në një përvojë perëndimore

Intervistë me piktorin me famë nderkombëtare Gazmend Freitag dhënë për gazetën kombëtare “Nacional”

Foto © Andreas Brugger

Intervistë me piktorin me famë nderkombëtare Gazmend Freitag dhënë për gazetën kombëtare “Nacional”

Gazmend, keni lindur në Pataçani i Poshtëm, në Kosovë, ndërsa prej vitit 1990 jetoni në Gjermani-Austri. Sa ndikim ka patur vendlindja juaj tek formimi yt si njeri dhe si artist?

Fillimisht zoti Mujë, dua të ju falënderohem për konsideratën e kësaj inteviste për Gazetën Kombtare „NACIONAL“, se ndjehem i previligjuar. Faleminderit nga zemra! Gjithsesi formimi im si artist vjen sëpari nga vendlindja, nga shkollimi dhe tradita shqiptare si edukohet fëmija dhe sa bukur ndikon arsimimi në Shkollat tona. Gjitmonë e kam dasht leximin e revistave, literaturën e artin veçanërisht. Pra, vendlindja ka lozur ndikim të madh në formimin tim si artist.

Keni punuar në zhanrin e realizmit, impresionizmit dhe ekspresionizmit, ku e ndjeni vetëm ma mirë?

Thënë realisht, në të gjitha kto zhanre. Jan të ndërlidhura mesvete dhe më pëlqejn sëbashku.

Në vitin 2013/14, keni kryer studime, në drejtimin Nudo, në Universitetin e Arteve në Linz, nën  drejtimin e profesoreshës Annelies Oberdanner. Sa të kanë ndihmuar këto studime në përmirësimin e teknikës tënde krijuese?

Natyrisht se studime akademike zgjerojn njohuri të fushës, kështuqë unë mësova mjaft si vizatohen me modele Nudo të cilin e praktikoj tashti edhe ne studion time.

Disa nga veprat tua kryesore veçohen Baresha (2013), Margarita (2012), Puthja (2013) etj. Por vepra juaj që ka arritur njohjen dhe vlerësimin më të lartë është “Baresha”, me të cilën ju u prezantuat në Biennalin e Parë në Verona, Itali, më 2014, dhe që është pjesë e katalogut të saj. Si lindi frymëzimi për të bërë këtë punë?

Piktura „Baresha“ është përzgjedhur për tu ekspozuar Biennalin e Parë në Verona dhe pos që është pjes e katalogut në italishte dhe anglishte, u përfshi edhe një kritik nga Kunstkritikerin und Kunsthistorikerin Caterina Randazzo e që u publikua në revisten Effetto Arte, rubrika Grande Maestri. Për pikturën „Baresha“ e kam pas modele një franqeze një dashuri imja e vjetër.

Në fushën e portretit ju keni arritur një sukses nderkombëtar. A mund t’i përmendni disa prej këtyre portreteve? 

Portreti është një zhanër i vështirë që don shum vëzhgim e vëmendje. Unë e dua portretin me laps në letër kryesisht por edhe me ngjyra vaji në kanavace. Gjithmonë më motivon, magjepsi dhe respekti të vizatoj portrete të figurave historike, të suksesshmëve, të guximtarëve, të mirëve, krijuesve shiptarë kudo në botë. Poetët, luftëtarët dhe studiuesit që janë thelbësorë për popullin shqiptar dhe vetë-imazhi i tyre zënë një vend të veçantë në zemrën time dhe koleksionin tim që është vazhdimisht në zgjerim: Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Ismail Kadare, Ibrahim Rugova, Alexander Moissi, Princess Fawzia Fuad, Bekim Fehmiu, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Mother Teresa, Krist Maloki, Havzi Nela, Ibrahim Kodra, Gjergj Fishta, Ali Podrimja, Esad Mekuli, Nexhmije Pagarusha, Anton Çetta, Jusuf Gërvalla, Anton Pashku, Fran Tanushi etj..

 

Bisedoi: Dr. Mujë Buçpapaj

“Rrënjët” e mjeshtrit Agim Sulaj!

Piktori i kompozimeve të fuqishme dhe portreteve hiperrealiste celi ekspozitën e tij në "Maritim Plaza Hotel" në Tiranë

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.