Grupi “MURI”, ekspozitë te Galeria e Arteve Vlorë
Ky është edicioni i 6-të i tij. Kurator Edi Kojani. Ekspozita do të qëndrojë e hapur, deri më 12 nëntor 2024.
Grupi “MURI” do të hapë më 2 nëntor ekspozitën e arteve pamore, te Galeria e Arteve Vlorë. Kurator është piktori Edi Kojani.
Veprat do të jenë pikturë, skulpturë, karikaturë dhe qeramikë.
Ky është edicioni i 6-të i tij. Ekspozita do të qëndrojë e hapur, deri më 12 nëntor 2024.
Artistët që marrin pjesë janë Adrian Devolli, Agron Polovina, Arben Meksi, Fatmir Minga, Fatmir Tufina, Idriz Balani, Leon Çika, Luan Boriçi, Llambrini Dëna, Mariana Goxhabelliu, Mira Kuçuku, Violeta Kongo dhe i paharruari Mustafa Arapi (pas vdekjes).
Grupi “MURI” është një grup artistësh i krijuar nga dy artistet Mustafa Harapi dhe Adrian Devolli, duke përzgjedhur artistë të njohur me një karierë të pasur artistike.