“Behind the wall there are other walls”, Naim Spahiu ekspozitë personale te GOCAT
Drejtorja e galerisë ,Ena Bulku: Pikturat e Naim Spahiut përcjellin një metaforë të fuqishme!
Piktori i mirënjohur kosovar, Naim Spahiu, do të hapë ekspozitën e tij personale në “Gallery of Contemporary Art Tirana” (GOCAT), te Piramida.
Ekspozita titullohet “Behind the wall there are other walls” (“Pas një muri ka mure të tjera”).
Ekspozita do të hapet, më 7 nëntor dhe do të jetë e vizitueshme për artdashësit, deri më 30 nëntor 2024.
Drejtuesja e GOCAT, Ena Bulku, shkruan se “pikturat e Naim Spahiut përcjellin një metaforë të fuqishme”.
POSTIMI I GALERISË GOCAT
Galeria GOCAT ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e ekspozitës “Behind the wall there are other walls” nga artisti Naim Spahiu .
Pikturat e Naim Spahiut, përcjellin një metaforë të fuqishme ku materiali në pikënisje është i modeluar nga koha dhe ku artisti më pas zhytet për të na dhënë një lexim tjetër, metaforik, i cili më pas transformohet në një material krejtësisht tjetër, i gjuhës piktorike.
“Pas një muri ka mure të tjera” është një thirrje e fuqishme e cila krijon një lidhje të drejtpërdrejtë dhe humane me kontekstin ku vepron, me hapësirën ekspozuese të galerisë GOCAT dhe simbolikën e vetë Piramidës.