Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” sjell në Tiranë 256 artistë nga 54 vende

Dy ekspozita në edicionin e tretë të Bienales: “Të bashkëjetosh në një botë digjitale” & “Portreti i Dritan Abazovic”.


Nga Dash Frashëri

“Të bashkëjetosh në një botë digjitale” & “Portreti i Dritan Abazovic”. Dy ekspozita në një Bienale Ndërkombëtare të Karikaturës në Shqipëri.

Edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës “Niko Nikolla” u hap dje në Galerinë e Artit Tiranë, duke prezantuar punime nga artistë nga 54 shtete, përfshirë punime edhe të katër shqiptarëve: Arben Meksi, Endri Beqo, Luan Vrioni dhe 15-vjeçarit Nikola Papalilo.

Bienalja, e cila e organizohet nga qendra “Albanian Excellence” do të jetë e hapur, deri në 10 nëntor 2024.

Bienalja mban emrin e Niko Nikollës (1931-2005), i cili konsiderohet edhe si babai i karikaturës në Shqipëri, njëherësh edhe dhe kryeredaktori më jetëgjatë i revistës së humorit dhe satirës “Hosteni”.

***

Flora Nikolla, ideatore dhe drejtore ekzekutive e bienales, tha në fjalën e hapjes se,  shumë prej karikaturistëve më të mirë në botë,  treguan vëmendje ndaj Shqipërisë në këtë edicion të tretë, duke iu përgjigjur  temave “Të bashkëjetosh në një botë digjitale”, si dhe realizimit i portretit të politikanit shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazovic.

“Kjo është bienalja e tretë që zhvillohet në vendin tonë, e cila në vitin 2020 e futi Shqipërinë për herë të parë në hartën e karikaturës botërore. E them me kënaqësi që të gjithë shtetet që kanë sjellë punët e tyre që nuk janë pak, kanë arritur të perceptojnë, të konturojnë, të filozofojnë, abstragojnë këtë fenomen gjithë botëror në karikaturat e dërguara.

Ky organizim serioz ka krijuar tashmë lidhjet e veta , me disa mijëra artiste në botë, organizime, shoqata të humorit që merrem enkas e sistematikisht me këtë art e që janë një derë e madhe zhvillimi dhe bashëpunimi dhe me Shqipërinë.

Ndaj në këtë kontekst ditët e karikaturës në Tiranë, nuk do të jenë vetëm një prezantim dinjitoz i këtij arti , për të gjithë njerëzit civil që e duan, por edhe një projeksion me pika të qarta per te ardhmen e afërt e për krijimin e një shtrati të ngrohtë për të ecur drejt e pa kthim pas , drejt karakterit të një karikature shqiptare mbi baza te plota profesionale”,  tha Flora Nikolla.

Për të qenë pjesë e bienales u dërguan mbi 700 punë të 255 artistëve nga 54 shtete.

“Një mbështetje e fuqishme për ideimin dhe organizimin e kësaj bienaleje ka dhënë edhe një nga emrat më të njohur të karikaturës botërore, me shumë çmime ndërkombëtare zoti Agim Sulaj. Bienalja është me një të ardhme shumë pozitive për të vijuar dhe këtë e tregon serioziteti i shumë shteteve të botës, të cilët dërguan që në momentin e parë kur ne prezantuam dy temat e saj punimet e para”, tha Nikolla.

120 punë ka ekspozita e parë me temën “Të bashkëjetosh në një botë digjitale” …

… dhe 80 punime janë për ekspozitën me temën “Portreti i Dritan Abazovic”.

Drejtoresha ekzekutive Flora Nikolla vlerëson dhe punën që ka bërë juria ndërkombëtare  me kryetar Agim Krasniqin, karikaturist me shumë çmime ndërkombëtare, dhe pjesë e jurisë janë edhe spanjolli David Vela dhe bullgari Valentin Georgiev.

Drejtoresha Flora Nikolla tregon se synimi është që viti që vjen të jetë i karikaturës: “Duke pasur parasysh shtratin e dobët në të cilën ndodhet karikatura sidomos në Shqipëri, kemi vendosur që vitin 2025 ta shpallim viti i karikaturës. Që do të thotë do të ketë një numër të madh aktivitetesh”. 

Karikaturisti i njohur, piktori dhe regjisori Bujar Kapexhiu, e vlerësoi me nota maksimale hapjen e dy ekspozitave.

“Më lejoni të falenderoj Florën, që na mbledh dhe pasionin tonë e shprehim edhe në organizimin e kësaj ekspozite. Natyrisht është kënaqësi për mua që, takoj edhe kolegë, miq dhe spektatorë, të cilët e pëlqejnë këtë zhanër, sepse padyshim pëlqejnë humorin, gëzimin dhe çastet gazmore”, tha Kapexhiu.

Bienalen e përshëndeti edhe i mirënjohuri Arben Meksi.

“Karikatura është arti që defektet njerëzore i kthen në art, i kthen në bukuri dhe fuqia e këtij arti viziv na jep një mendim që na mbetet tërë kohën në mëndje”, tha Meksi.

Studiuesi i artit, Agim Janina, u shpreh se karikatura ka një traditë të madhe në Shqipëri, por aktualisht numri i artistëve ka rënë aktualisht në mënyrë drastike pas viteve 1990, edhe për shkak të kushteve sociale të krijuara.

“Kanë qenë mbi 80 artistë para viteve 1990, por tani numërohen me gishtat e dorës. Por, unë gjykoj se populli ynë e ka në embrionin e tij, në formimin e tij, në tërë staturën e tij, humorin. Ne jemi popull që kemi shumë humor”, tha Janina.

Edhe karikaturisti i ri i talentuar, Endri Beqo, shprehu kënaqësinë e tij që ishte pjesëmarrës në bienale me dy punë të tij.

Gjithashtu, Bienalja u përshëndert dhe nga artistë kosovarë.

Bienalja tërhoqi vëmëndjen e medias televizive, të shkruar dhe asaj online.


Karikaturisti spanjoll, David Vela dhe botuesi i gazetës online, DashArt.al, Dash Frashëri

DISA NGA PUNIMET NË BIENALE

Ekspozita “Të bashkëjetosh në një botë digjitale”

Ekspozita kushtuar Dritan Abazovic

Sot, në Mbrëmjen Gala do të ndahen edhe çmimet e Bienales.

Kryeqyteti i Ekspozitave!

Grupimi "Nëntori" dhe grupimi "PranverArt" hapin ekspozitat e tyre, që të dy në orën 18:00 në galeritë FAB dhe GAT.

15 vjet
“DKullolli Art – Studio”!

Në 2009 ishte një projekt ambicioz. Sot, në vitin 2024 është një dyqan prestigjioz i materialeve të artit në Shqipëri.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.