Idriz Balani prezanton “Vallen e Osman Takës” në Nju Jork
Skulptori i mirënjohur shqiptar ishte mes 105 artistëve nga 80 vende të botës që ekspozuan në metropolin amerikan.
Skulptori i mirënjohur shqiptar, Idriz Balani, mori pjesë në eksozitën ndërkombëtare “ARTIADE, OLYMPICS OF ART” (NEW YORK 2024).
Kompozimi skulpturor “Vallja e Osman Takës” e Balanit ishte midis punëve të 105 artistëve nga 80 vende të botës, në sallën kryesore, 34-01 38th Avenue, Long Island City, NY 11101.
Ky është edicioni i tretë i kësaj ekspozite.