Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti


Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia dhe të kurimit të asistent lektorit Helidon Haliti, organizon edicionin e tretë të ekspozitës “RINart”.

Ky aktivitet unik bën bashkë studentët e Universitetit të Arteve në Tiranë dhe atyre të Universitetit të Prishtinës.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në datën 22 nëntor, në orën 12:00, pranë Galerisë “2 Botë” në Seferan, Belsh.

Ekspozita përfshin mbi 400 punime të studentëve aktualë të cikleve Bachelor dhe Master, si dhe të atyre që kanë përfunduar studimet ndër vite, të cilët prezantojnë diplomat e tyre.

Përveç hapjes zyrtare, gjatë ditëve të ekspozitës do të organizohen workshope në mediumin e pikturës, akuarelit, instalacionit dhe fashion design. Ekspozita shfaq një gamë të gjerë punimesh nga tetë programe studimore: fashion design, grafik dizajn, pikturë kavaleti, pikturë monumentale, fotografi, qeramikë, skulpturë dhe multimedia.

Ky aktivitet zhvillohet në dy hapësira të mëdha ekspozuese prej 750 metrash

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.