Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut
Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.
Artisti nga Kosova, Resul Jusufi, i cili prej disa viteve jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur për punimet e tij, të paraqitura në shumë ekspozita dhe festivale të arteve pamore.
Punimet e tij përfshijnë një gamë të gjerë mediumesh, si instalacione, pikturë dhe art konceptual.
Artisti prizrenas ka marrë pjesë në ekspozita vetjake dhe kolektive në vende të ndryshme të botës, si në Kosovë, Itali, Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Kroaci, Poloni, Tajvan, Korenë e Jugut, Lituani, Austri.
Në fetsivalin a artit ndërkombetar e artit bashkëkohor “Nett/Rrjet expo/40”, në Prishtinë (nentor 2024) ai mori pjes[ me instalacionin “Tejkalo veten”.
Gjithashtu, ai mori pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit “Busan 2024” BIAF (Korea e jugut) me pikturë, ku pati pjesmarres nga shume vende te botes.
Resuli u shperblye me vendin e parë, “GOLDEN AWARD” u zgjode piktura më mirë e festivalit. Kurator i fetsivalit BIAF 2024,, ishte i mirënjohuri Michael Kazemi