Gazmend Freitag sjell “Fan Nolin” e panjohur

Një portret i punuar me mjeshtëri nga piktori Gazmend Freitag, i cili ruan besnikërisht stilin e tij të pikturimit


“Fan Noli” rivjen në art, përmes penelit të piktorit të njohur shqiptar, Gazmend Freita, me studio dhe aktivitet në Linz të Austrisë.

Në fakt, bëhet fjalë për një portret historik të tij.

Piktori Freitag e kishte vizatuar Nolin më parë, por për shkak edhe të interesimit të lartë, ai vendosi ta pikturojë ish-kryeministrin shqiptar.

Freitag bazohet mbi një foto pasaporte të ekspozuar për herë të parë për publikun shqiptar nga studiuesi i mirënjohur, Ilir Ikonomi.


Porteti i Fan Nolit, vaj në kanavacë

Një foto bardhezi, në përmasat standarde për pasaportë, por që është realizuar nga Freirag në përmasat 100 x 100 cm.

Një portret i punuar me mjeshtëri nga piktori, i cili ruan besnikërisht stilin e tij të pikturimit, duke vënë theksin në veçoritë e figurës që trajton dhe kohën që i përket foto.


Piktori Gazmend Freitag

Fan Noli (1882-1965) konsiderohet si një nga figurat më komplekse shqiptare: peshkop, ortodoks, shkrimtar, përkthyes, historian dhe politikan.

Në vitin 1924 shërbeu për pak kohë si Kryeministër i Shqipërisë (qershor-dhjetor), i rrëzuar nga Ahmet Zogu (kryeminisër, president dhe Mbret)

Më 1908, Noli ishte prifti i parë që mbajti meshë në gjuhën shqipe.

Pjesën tjetër të jetës e kaloi në SHBA, ku ndërroi dhe jetë.

Lexo më shumë nga

Syri i piktorit!

Piktori Flamur Vathi ka zgjedhur hiperealizmin për të interpretuar realitetin. Vizatues skrupuloz deri në imtësi

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.