Arti bashkon Tetovën me Tiranën!

Presidenti Bajram Begaj hapi dyert e Presidencës për artistët e vegjël të Shkollës së Mesme Komunale të Tekstilit në Tetovë.


Nga Dash Frashëri

Një copëz arti  modern nga Tetova, në Tiranë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begajnjë dashamirës i madh i arteve – hapi dyert e Presidencës për artistët e vegjël të shkollës së mesme komunale të tekstilit në Tetovë, në aktivitetin e parë për vitin 2025.

Një ngjarje e bukur artistike, që mblodhi dhe bashkoi artistë, drejtues dhe dashamirës nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ata shpalosën talentin përmes krijimtarive të frymëzuara nga tradita.

63 punimet e ekspozuara në Institucionin e Presidencës përcollën një larmi rrymash artistike avangardë në tekstil, mobilim dhe interior me elementin e përbashkët: shqiptarinë.

 

***

Aktiviteti nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar të Shqipërisë, që krijoi emocione të fuqishme.

Presidenti Begaj, në urimin e mirëseardhjes së tyre, i cilësoi si misionarë në vijimësinë e ruajtjes së shpirtit të kombit, promovues të vlerave kulturore dhe edukative.

“Shkolla juaj profesionale ka një traditë disavjeçare në dizajnin e veshjeve të ndryshme, arte të aplikuara të interiorit, mobilieve dhe prodhimeve artizanale e ushqimore, dhe ky është një model që meriton promovim mbarëshqiptar, mbarëkombëtar. Sot kam ftuar, gjithashtu, nxënës të të njëjtit drejtim si ju nga Liceu Artistik i Tiranës, në mënyrë që të dyja shkollat të ndërtojnë ura bashkëpunimi, që kanë si bazë zhvillimin e talenteve rinore në art dhe tekstil.

Kreu i Shtetit këshilloi artistët e vegjël të vijojnë me ruajtjen dhe promovimin e traditës: “Unë ju inkurajoj ju, të dashur nxënës, që fantazia juaj artistike të mos braktisë asnjëherë elementët kombëtarë dhe shpirtin artistik të shqiptarëve të derdhur ndër shekuj në veshjet tona tradicionale. Ato janë veshje të identitetit tonë kombëtar dhe kulturor, të trashëguar e pasuruar brez pas brezi”.

Duke iu referuar Xhubletës dhe Kërcimit të Tropojës të mbrojtur nga UNESCO, Presidenti Begaj, u shpreh se “Duhet të vazhdojmë të punojmë fort që edhe veshjet tona mijëravjeçare të trevave të tjera të shqiptarisë të shndërrohen në pasuri të tëgjithë njerëzimit”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili vlerësoi nismën e Presidentit tëRepublikës në shërbim të shqiptarisë: “Me këtë veprim, Presidenti edhe në vepër tregon përkushtimin e Tij ndaj Kushtetutës së Shqipërisë për të qenë President i të gjithëshqiptarëve dhe jashtë trojeve të tjera etnike”.

 

“Ne shqiptarët e Tetovës, si një copëz e kulturës shumëngjyrëshe shqiptare, e ndiejmë me krenari përgjegjësinë për të mbajtur gjallë shpirtin, traditën dhe kulturën shqiptare. Pikërisht këtë duam të sjellim sot përpara jush, përmes ekspozitës sonë me temë: “Një Copëz Arti”.

“Një Copëz Arti” është më shumë se një ekspozitë e thjeshtë: ajo është një pasqyrë e pasionit dhe angazhimit të nxënësve dhe profesorëve tanë, që kanë bashkuar mësimin dhe krijimtarinë për të sjellë para jush koleksione të veçanta dhe të thella.

Jemi shumë të nderuar dhe krenarë që jemi sot këtu. Ndaj, ju që na mundësuat realizimin e kësaj ëndërre, JU FALEMINDERIT nga zemra për ftesën dhe mundësinë që na jepni për t’ju treguar dhe dëshmuar se edhe NE, bashkë me JU, punojmë fort për të ruajtur vazhdimisht kulturën tonë shqiptare”, tha mes të tjerash,  Prof. Shemsije Xhelili.

Nxënësit dhe mësuesit nga Tetova shkëmbyen ide me artistët dhe profesorët e Liceut Artistik të Tiranës për krijimin e mundësisë së institucionalizimit të bashkimit të të rinjve në trevat shqiptare.

Piktori i mirënjohur shqiptar, Helidon Haliti, një nga iniciatorët për organizimin e ekspozitës, vlerësoi punimet e aristitëve të rinj.

Presidenti përgëzoi artistët e rinj, të cilët treguan edhe motivet dhe domethënien e veprave të krijuara prej tyre.

***

Miqtë nga Tetova i dhuruan Presidentit një fanellë të ekipit shqitar, Shkëndija e Tetovës, me emrin e tij, “Bajram Begaj”, si dhe tjetër me pamje nga Tetova.

Një foto e përbashkët është kujtimi më i bukur nga kjo ekspozitë mbresëlënëse!

Tiranë, më 17 janar 2025

Lexo më shumë nga

Syri i piktorit!

Piktori Flamur Vathi ka zgjedhur hiperealizmin për të interpretuar realitetin. Vizatues skrupuloz deri në imtësi

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.