Syri i piktorit!

Piktori Flamur Vathi ka zgjedhur hiperealizmin për të interpretuar realitetin. Vizatues skrupuloz deri në imtësi


Nga Agim Janina

Ndërsa udhëtonim drejt Ishmit me piktorin Flamur Vathi dhe Bashkimin kunatin i tij e po bisedonim për të kaluar rrugën, shpesh piktori e ndërpriste bisedën dhe ia bënte, “shiko çfarë dritë e bukur ka rënë mbi shpatin e kodrës” apo “çfarë kombinimesh koloristike krijon natyra!”

Ndalonim së foluri dhe hidhnim vështrimin aty ku ai tregonte. Vërtet ishin ashtu si tregonte ai, por syrit tonë e kishin shpëtuar, por jo syrit të artistit.

Flamuri sikur harrohej pas pamjes dhe kur ajo kalonte, kthehej të vijonte bisedën e ndërprerë.

Koha e gjatë me pikturën, vëzhgimi i thellë dhe i mprehtë natyrës për të kapur të veçantën, piktoriken, i ka dhënë artistit një “sy tjetër”. Ndërsa për udhëtari e zakonshëm kurioziteti për pamjen kalon thjesht me bukurinë e tij, për piktorin natyra dhe realiteti kthehet në lëndën e parë, bëhet veçori profesionale për ta përfytyruar përtej saj, si do të dukej në telajon e bardhë dhe në mendje ajo i shfaqet e gjallë në një formë tjetër, tashmë e shndërruar në vepër arti.

Jo vetëm për një piktor figurativ, ku natyra edhe pse e interpretuar jepet e tillë, se artisti është rikrijues i asaj që shikon dhe gëzon të drejtën ta interpretojë dhe si një kirurg heq ato elementë që janë “të tepërt” deri aty, sa nuk del nga thelbi i tyre, por edhe për piktorin abstrakt, që pikturon në telajo dhe me penela, natyra dhe realiteti i jep rregullsinë dhe çrregullsinë e ngjyrave, si rrinë, shkëmbehen e ballafaqohen, befasinë e papritur në shfaqjen e tyre dhe loja koloristike edhe pse shumë e larguar nga shfaqja konkrete është brenda rregullsisë së saj dhe përytyrimet shkojnë drejt gjegjeve në natyrë.

Flamur Vathi ka zgjedhur hiperealizmin për të interpretuar realitetin. Vizatues skrupuloz deri në imtësi dhe thellësi nuk ndalet aty, kërkon dhe ia del mbanë të japë edhe “shijen” e asaj ç’ka pikturon. Shikuesi në veprat e tij, jo vetëm shikon materializimin e thellë, format e volumet e sakta, perspektivën e gjetjen kompozicionale, por ndjen edhe ndjesinë e objekteve tyre si shije, aromë dhe ndjenjë dhe për ta rritur këtë ndjenjë përdor zmadhimin e detajit. Kështu shikuesi futet më në thellësi të objektit, duke u shtyrë deri në strukturë të tij.

Ndihet jo vetëm në frutat që pikturon, por edhe në objekte të ndryshme, ku ndihet vjetërsia e era e materialit të drurit, gurit apo hekurit apo freskia e cohës dhe e mbulesës.

Flamur Vathi piktor me kërkesa të larta profesionale është shumë modest e fjalëpakë, sepse flet me artin që tingëllon më bukur, sa sa fjala që mund të thotë.

Syri i piktorit!

Piktori Flamur Vathi ka zgjedhur hiperealizmin për të interpretuar realitetin. Vizatues skrupuloz deri në imtësi

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.